Leipzig nuk e paguan kartonin e Rashicës, Lala zbarkon në Milano
Milot Rashica mund të përfundojë te skuadra e Milan.

Ylli i kombëtares së Kosovës, Milot Rashica pritet të arrijë marrëveshje me skuadrën e madhe, Milan.

Sipas raportimeve të prestigjiozes gjermane, ‘Bild’, Altin Lala, agjenti i Rashicës po qëndron në Milano.

RB Leipzig nuk janë shprehur të gatshëm për të paguar 25 milionë eurot e kërkuara nga Bremen.

Kështu, Lala ka udhëtuar drejt Italisë për të mbyllur një marrëveshje me Milan.

Milan është përmendur edhe më parë si opsion për Rashicën, por ky opsion kishte filluar të heshtej nga mediet.

Mbetet të shihet nëse së shpejti do të ketë ndonjë zyrtarizim për Rashicën.
Shtuar më 03/08/2020, ora 22:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori