BILD: Rashica te Liverpuli për 38 milionë euro?
Mediat gjermane flasin se ylli i Kosovës dhe Verder Bremenit Milot Rashica ndiqet prej kohësh nga Liverpuli.

Bild” dhe “Weser Kurier” raportojnë se trajneri i kampionëve të Europës Jurgen Klop po mendon të transferojë 23-vjeçarin në “Anfild Roud” gjatë merkatos së verës. “Kurier” thekson se Verder Bremeni ka caktuar shifrën e kartonit të Rashicës prej 38 milionë €.

Megjithatë, drejtori i klubit gjerman Frenk Buman u shpreh se për mesfushorin me tiparë sulmuese të Kosovës interesohen disa klube, por nuk është negociuar me asnjë prej tyre.

Por, edhe nëse mbërrin te Liverpuli, Rashica do të përballet me yjet e skuadrës Mane, Firminjo dhe Salah për të zënë vend në formacionin titullar.

Gjithsesi, duke parë sezonin katastrofal që po kryen Verderi, shanset që Rashica të luajë sezonin tjetër me bardhjeshilët duken tërësisht minimale pasi lojtari synon të hedhë hapine karrierës.
Shtuar më 18/02/2020, ora 21:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori