"Bild": Werder Bremen refuzoi 18 milion euro për Rashicën
Milot Rashica mund të ndërrojë skuadër gjatë afatit kalimtar veror.

Anësori kosovar ka pasur një vit të jashtëzakonshëm me fanellën e Werder Bremenit në futbollin gjerman.

Në 30 ndeshje këtë edicion, Rashica ka shënuar 12 gola dhe ka bërë gjashtë asistime duke qenë futbollisti kryesor i Bremenit.

Gazeta prestigjioze gjermane Sport Bild ka raportuar se Werder Bremen ka në tavolinë një ofertë të lartë për Rashicën.

Gjiganti portugez Benfica ka bërë ofertë prej 18 milionë euro për t’i fituar shërbimet e reprezentuesit kosovar.

Kampioni aktual i Portugalisë e sheh Rashicën si zëvendësuesin adekuat të super talentit Joao Felix.

Por kjo ofertë e Benficës është refuzuar nga Werder Bremen që nuk do të heqë dorë nga ylli i tyre.

Për ta lënë të lirë Rashicën, Bremen synon së paku të fitojë 30 milionë euro.
Shtuar më 22/06/2019, ora 11:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori