Prokuroria e Kosovës ka njoftuar sot se kanë nisur
hetimet për
shitjen e
biletave të ndeshjes Kosovë-Angli.
Në këtë mënyrë pritet të verifikohen dyshimet e ngritura, si dhe grumbullimi i të gjitha informatave lidhur me
shitjen e
biletave online për ndeshjen .
“Sa për informatën tuaj,
Prokuroria e Shtetit, ka nisur
hetimet që nga 15 tetori 2019, lidhur me
shitjen e
biletave online për ndeshjen futbollistike midis Kosovës dhe Malit të Zi, gjë për të cilën është njoftuar opinioni publik dhe se tashmë
hetimet janë duke vazhduar”, thuhet në komunikatën për media të Prokurorisë së Shtetit.
Shtuar më 13/11/2019,
ora 15:12