Biletat e shtrenjta për finalen, Liverpooli sherr me tifozët
Liverpooli do të synojë tju rikuperojë tifozëve të vetë finalen e humbur ndaj Real Madrid sezonin e kaluar.

Të kutqë kanë siguruar finalen e dytë radhazi teksa këtë herë do të përballen me rivalin e Premier League, Tottenham Hotspur.

Por janë tifozët ata të cilët janë mbështeja numër një për lojtarët e Liverpoolit që në ndeshjen ndaj Barcelonës ata ishin lojtari i 12 në fushë.

Por për tifozët ka lindur së fudmi një problem. Çmimet e biletave i kanë shqetësuar shumë tifozët e kuq, teksa klubi anglez ka në dispozicion për finalen 16.613 bileta, ndërsa stadiumi "Ëanda Metropolitano" ka një kapacitet prej 67.000 spketaktorësh.

Në internet kanë filluar të qarkullojnë dhe çmimet e biletave dhe duken mjaft të larta , pasi kategoria e parë në stadium kushton £513, kategoria e dytë £385, e treta £154, ndërsa bileta më e lirë është £60.

Biletat e shtrenjta kanë irritur jashtë mase tifozët e Liverpoolit duke i cilësuar si çmime të çmendura. /albeu.com/
Shtuar më 09/05/2019, ora 11:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori