Biletat për Shqipëri–Gjermani All Stars, ja çmimet
Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjithë tifozët dhe të interesuarit se ka filluar shitja e biletave për ndeshjen Shqipëri–Gjermani All Stars, e cila do të zhvillohet në "Elbasan Arena", më date 07 Maj 2015, ora 18.00.

Pikat e shitjes së biletave për këtë event do të jenë pranë biletarisë së stadiumit "Qemal Stafa" në Tiranë dhe pranë biletarisë së stadiumit "Elbasan Arena".

FSHF njofton të gjithë tifozët se, stadiumi "Elbasan Arena" është i pajisur me sistemin elektronik të kontrollit të biletave dhe biletat e prodhuara për këtë ndeshje kanë elemente sigurie të nivelit më të lartë, të dukshëm dhe të padukshëm në sy të lirë.

Këto janë masa që Federata ndërmerr në mbrojtje të tifozëve dhe për të ndaluar të gjithë abuzuesit e mundshëm. Sistemet e kontrollit të biletave në hyrjet e stadiumit janë të kompjuterizuara.

E vetmja mënyre për t’u siguruar nëse biletat janë të rregullta, është kontrolli me pajisjet e përshkruara më lart prandaj këshillojmë të gjithë të interesuarit të blejnë bileta vetëm në pikat zyrtare të shitjes të ofruara nga FSHF. /albeu.com/

Çmimet e biletave për këtë ndeshje janë si më poshtë:

Tribunat C1, C2, C3 = 100 lekë

Tribunat G1,G2, G3 = 100 lekë

Tribuna E = 200 lekë

Tribunat D, F = 150 lekë

Tribunat A, B = 500 lekë
Shtuar më 30/04/2015, ora 09:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori