Biletat për super ndeshjen Partizanin-Skënderbeu, hyrja falas për ...
Partizani ka nisur përgatitjet ndaj Skënderbeut në “Selman Stermasi” që do të vendosë shumë edhe për fatet e sezonit të dy skuadrave.

Në një komunikatë zyrtare, Partizani bën me dije se biletat për këtë sfidë do të dalin në shitje në orët e para të së Enjtes.
Një risi e madhe është fakti se klubi ka vendosur që hyrja për tifozët poshtë moshës 10-vjeç në tribunat C, D1,E,F dhe G, të jetë falas.

BiletatTribunat A dhe B do të kushtojnë 2 000 Lek

BiletatTribunat C,D1,E,F,G, dhe H do të kushtojnë 500 Lek

Tifozeria kuqe do të ketë në dispozicion sektorët e Tribunave A,B, C,D1,E,F dhe G

Tifozeria mike nga Korça do të ketë në dispozicion sektorët e Tribunave H1,H2


Të gjithë të interesuarit për ta ndjekur nga afër këtë takim mund t’i gjejnë biletat në rrugën “Myslym Shyri”, ndërsa që prej së shtunës në orën 9 të paradites, shitja do të bëhet edhe në stadiumin “Selman Stermasi”.
Shtuar më 29/03/2017, ora 16:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori