Ditën e sotme në konferencën për shtyp përpara ndeshjes së
Kosovës me Maltën, përpara gazetarëve u gjendën trajneri Challand dhe ish-portieri i Kombëtares Shqiptare tani i
Kosovës, Samir
Ujkani.
Ajo që bie në sy është reagimi i portierit në lidhje me biletat që po
shiten në tregun e zi.
“Për neve është kënaqësi e madhe kur ka interesim të madh nga tifozët. Organizimi i shitjes së biletave nuk është në rregull, nuk e meriton populli këtë trajtim. Duhet zgjidhje më e mirë. Po e shohim në Facebook se po
shiten bileta në të zezë. Populli nuk e meriton me ble një biletë të 2 eurove më shtrenjtë. Jemi të kënaqur me përkrahjen e tifozëve tanë. E
duam Kosovën,
duam përkrahjen e tifozëve ta kemi gjithmonë. Dëshirojmë ta çojmë Kosovën sa ma lartë”, ka deklaruar
Ujkani.
Shtuar më 10/10/2018,
ora 21:25