Binaku zbulon objektivin e kombëtare shqiptares
binaku00
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Egzon Binaku doli para mediave në prag të ndeshjes miqësore me Jordaninë. Në fjalën e tij, mbrojtësi i krahut të djathtë zbuloi objektivin e Shqipërisë ndaj Izraelit dhe tha se Panuçi ka shumë besim te ai.

“Atmosfera në skuadër është e mirë.Të gjithë lojtarët i kemi të mirë. Ndaj Izraelit do të hyjmë në fushë vetëm për të fituar. Me Skocinë nuk kemi luajtur shumë mirë.Megjithatë, tashmë e dijmë se çfarë duhet të bëjmë për të triumfuar.

Sigurisht kemi dëshirë të kualifikohemi në grup, në Ligën e Kombeve. Duhet të jemi psikologjikisht mirë. Personalisht jam shumë i kënaqur që më kanë ftuar në kombëtare, që trajneri ka sërish besim tek unë”, tha Binaku. /albeu.com/
Shtuar më 09/10/2018, ora 09:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori