Mesfushori Tiemoue Bakayoko, ka impresionuar në Napolin dhe janë në bisedime me Chelsean për 18 milionë
euro.
Mesfushori ka punuar me trajnerin Gennaro Gattuso sa ishte huazim të Milani, ndërsa në verë iu bashkua në formë huazimi Napolit.
Huazimi kushtoi dy milionë
euro, por nuk ka mundësi të blerjes, derisa thuhet se marrëveshja për blerjen do kompletohej për 18 milionë
euro.
Napoli momentalisht është duke provuar t’ia rinovojë kontratën Gattusos deri në vitin 2023, pastaj do fokusohen të situata e
Bakayokos.
26-vjeçari ka bërë gjashtë paraqitje për "Napolitanët" këtë edicion duke kontribuar me një asistim.
Kontrata momentale
Bakayokos i skadon në qershorin e vitit 2022 me “Blutë”.
Shtuar më 15/11/2020,
ora 15:12