Bindi De Ligt të zgjedhë Juventusin, flet për herë të parë agjenti Mino Raiola
Telenovela "Matthijs de Ligt" ka mbërritur në serinë e fundit. Tashmë është në Torino dhe shumë shpejt do të zyrtarizohet si lojtar i Juventusit.

Për të gjithë procesin e negocimit dhe ndodhitë u ndal të asë agjenti i tij, Mino Raiola, i cili sqaroi disa çështje kryesore.

Juve e kërkoi më shumë? "Nuk është çështja se kush e kërkoi më shumë, por ekipi që i përshtatet më mirë atij. Për një mbrojtës, të shkojë në Itali është e rëndësishme. Ai mund të mësojë të bëhet numri një në botë. Për karrierën e tij është i nevojshëm ky hap. Ai mund të mësojë të jetë numri një në nivel të lartë. Për shpirtin dhe punën që bën, ngjan me Nedved, për mentalitetin më kujton Ibrahimovic."

Shtuar më 17/07/2019, ora 10:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori