Birmingham liron Benitezin
Albeu.com
Sulmuesi Christian Benitez është larguar nga Birmingham, pasi klubi nuk vendosi të shfrytëzojë opsionin për blerjen e yllit ekuadorian, kanë njoftuar mediat angleze të premten.
24 vjeçari erdhi në Birmingham në formë huazimi njëvjeçar nga klubi meksikan Santos Laguna, me mundësi të qëndrimit afatgjatë në klubin nga Premierliga. Por, pavarësisht 36 paraqitjeve për Birminghamin, Benitez shënoi vetëm katër gola. Menaxheri Alex McLeish ka vendosur ta lirojë futbollistin të kthehet në Santos.
Shtuar më 14/05/2010, ora 17:34
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori