Biseda e shpër e Piques me arbitrin Mazonas në përfundim të pjesës së parë
Pëlqej
Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, i ishte ankuar arbitrit të ndeshjes, Gil Manzanos, për vendimin e tij për ta ndëshkuar Clement Lengletin me karton të kuq në ndeshjen kundër Gironas.

Ai u takua me gjyqtarin Manzano dhe e kritikoi atë për vendimin për ta ndëshkuar Lengletin me karton të kuq. Pique mendonte se vendimi nuk ishte i drejtë.

Pique protestoi ndaj gjyqtarit duke i thënë: “Vërtet mendoni se ishte e qëllimshme?”

Gil Manzano iu përgjigj qendërmbrojtësit duke i thënë: “Më dëgjo, ai e përdori bërrylin dhe ai e di këtë. Bërryli i tij nuk ishte aty, por ai e vendosi aty”.

Por, Pique nuk ishte i lumtur më përgjigjen e gjyqtarit. Ai iu përgjigj duke i thënë: “Sinqerisht... historia flet vet”.

Pique i ishte referuar faktit që Gil Manzano i ka ndëshkuar katër lojtarë të Barcelonës me kartonë të kuq gjatë tre sezoneve të fundit: Dani Alvesin në vitin 2015, Neymarin në vitin 2017 dhe Luis Suarezin në vitin 2017.
Shtuar më 24/09/2018, ora 19:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori