"Bisha" Kessié tejkalon Pirlon, shkruan histori te Milani
20-vjeçari, Franck Kessié sezonin e kaluar sipas “Tuttosport” ka thyer një rekord mjaftë të rëndësishëm.

Bëhet fjalë për minutazhin e luajtur me skuadrën e tij Milan.

Në sezonin e kaluar, Franck Kessié zbriti në fushë me fanellën kuqezi në 54 ndeshje.

E thënë ndryshe afrikani ka qëndruar në fushë për plot 4603 minuta, duke u bërë kështu lojtari i Milanit që ka koleksionuar më shumë minutazh brenda një sezoni të vetëm.

Duhet pranuar këto statistika janë në të vërtë të vështira dhe duan një përgaditje fizike të jashtëzakonshem.

Këtë rekord më parë e mbante legjenda Andre Pirlo i cili në sezonin 2006-’07 luajti 4,320 minuta. /albeu.com/
Shtuar më 16/09/2018, ora 10:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori