Bjellorusia "qeveri më vete", nuk shohin arsye për të ndalur futbollin
As pandemia e koronavirusit nuk po dal futbollin në Bjellorusi.

Sekretari gjeneral i Federatës së Futbollit të Bjellorusisë, Sergei Zhardetski ka thënë se nuk ka ndonjë arsye që futbolli të pezullohet, pavarësisht përhapjes së gjerë të pandemisë.

Ky virus prej disa ka vënë botën në ‘pauzë’, me të gjitha kampionatet tjera europiane që janë pezulluar, por kjo gjë nuk po ndodh në Bjellorusi.

"Ne rishikojmë situatën në baza ditore. Ne besojmë në sistemin tonë shëndetësor dhe aktualisht nuk ka ndonjë arsye për të ndalur ligën", ka thënë Zhardetski.

"Ne e kuptojmë se situata në disa vende është serioze, por ne jemi konsultuar me autoritetet bjelloruse dhe kemi kuptuar se liga jonë mund të vazhdojë", ishin fjalët e sekretarit.
Shtuar më 04/04/2020, ora 17:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori