Bjondes seksi të finales së Champions-it i dështon plani, arrestohet nga policia (FOTO LAJM)

Pasi u bë e famshme me futjen në fushë, gjatë finales së Champions-it mes Liverpulit dhe Totenhemit, modelja seksi, Kinsi Volanski, kishin planifikuar të bënin një tjetër goditje të madhe.

Bëhej fjalë për finalen e Kupës së Amerikës mes Brazilit dhe Perusë të zhvilluar në “Marakana”. Nëpërmjet postimeve në rrjetin social “Instagram”, 23-vjeçarja, ka zbuluar se ajo së bashku me të dashurin e saj Vitali Zdorovetsiki nuk kishin mundur ta çonin deri në fund planin e tyre në Brazil, teksa ishin kapur nga punonjësit e sigurisë.

“E pranoj, Kupa e Amerikës fitoi, por ne përjetuam një aventurë drithëruese. Fluturuam drejt Brazilit të kamufluar, shkuan në vendet që kishim rezervuar në stadium, por gjithçka u mbyll me shkelmat bythëve që mori Vitali nga 20 punonjës të sigurisë. Tani kemi dalë nga burgu dhe po shijojmë kohën tonë në Brazil”, shkroi Volanski në “Instagram”.



Shtuar më 09/07/2019, ora 13:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori