Blanc: Dëmtimi i Ibrahimoviç, i çuditshëm
Pëlqej
Dëmtimi i Zlatan Ibrahimovic mban të ngrirë Paris Saint Germain që nuk ka ende një përgjigje të qartë pas analizave të para. Fitorja 2-0 ndaj Bastias erdhi me shije të hidhur për kampionët që humbën gjigandin suedez për shkak të një dëmtimi që trajneri Laurent Blanc e quan të çuditshëm. Në intervistën e dhënë për mediat vendase, tekniku francez shprehet se sulmuesi i tij ka një dhimbje të fortë në krah dhe në këtë rast bëhet fjalë për një plagë të çiditshme.

Blanc nuk diti të japë një përgjigje nëse bëhet fjalë për një dëmtim serioz, por fakti që Ibrahimovic kërkoi të dilte nga fusha e lojës, do të thotë se gjërat mund të jenë serioze. Suedezi doli nga fusha e lojës pas 15 minutave, por mungesa e tij nuk u ndie shumë sepse golat e Lucas Mouras dhe Edinson Cavanit i dhanë fitoren e parë në kampionat Paris Saint Germain.

Pas dy javëve të para, PSG numëron 4 pikë në klasifikim, ndërsa përballjen tjetër do ta zhvillojë në transfertën delikate të Evian. /albeu.com/
Shtuar më 17/08/2014, ora 10:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori