Blanc: Ibra-Cavani, çfarë sulmi!
Trajneri i Paris Saint Germain, Laurent Blanc, vë pikat mbi "i" përsa i përket merkatos pariziene. Trajneri i ri i lëshon sinjale të qarta, i do të dy në skuadër, Cavanin dhe Ibrahimoviç, edhe pse zërat e fundit të merkatos kanë folur për dëshirën për largim të suedezit, si pasojë edhe e afrimit të shpejtë të "El Matador" në radhët e kampionëve të Francës.

"Nuk është absolutisht e vërtetë që Kavani dhe Ibra nuk mund të luajnë bashkë. Madje unë mendoj se ata plotësojnë njëri-tjetrin në fushën e blertë. Do të jem shumë i lumtur nëse Kavani do të vijë te ne", shprehet tekniku francez.

Pritet që gjithçka të zyrtarizohet këtë javë dhe sulmuesi uruguajan do të nisë menjëherë punën nën urdhrat e Blanc. PSG do të paguajë rreth 63 milionë euro për kartonin e sulmuesit, shifër kjo që lë shumë të kënaqur presidentin Aurelio De Laurentiis. /albeu.com/
Shtuar më 09/07/2013, ora 16:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori