Blanc: Jam unë "bosi" i PSG-së, jo Ibra
Pëlqej
Trajneri i Paris Saint Germain, Laurent Blanc, ka hedhur poshtë zërat se sulmuesi Zlatan Ibrahimoviç është "bosi" i vërtetë te kampionët francezë. Suedezi, 32 vjeç, ka fituar me "les Parisiens" dy tituj radhazi në Ligue I që nga bashkimi me këtë skuadër, pasi la Milanin. Ka patur gjatë kësaj kohe thirrje në disa qarqe për të, që të promovohet si kapiten, sikurse është edhe ndikimi i tij në skuadër.

Tekniku e vlerëson tendencën e Ibrahimoviç për të qenë frymëzim i bashkëlojtarëve të tij, por këmbënguli se ndikimi i sulmuesit nuk mund të eklipsojë pjesën tjetër të PSG-së.

"Duke thënë se Ibrahimoviç është “bosi” i PSG-së, kjo është fyese për bordin drejtues të klubit dhe mua si trajner. Ai është lideri i ekipit, po, por shef i PSG-së do të thotë të marrësh vendimet për çdo gjë. Kjo gjë është në duar të tjera. Natyrisht, ai është i rëndësishëm në fushën e lojës. Ibra është një lider te PSG-ja, dicka aspak e çuditshme, sepse ka qenë një udhëheqës edhe në ekipet e tij të mëparshme. Suedezi është një lider teknik, lider natyral brenda skuadrës për shkak të personalitetit dhe karakterit të tij, por nuk është i vetmi. Ai është një lojtar i rëndësishëm brenda skuadrës dhe nuk jam duke e mohuar këtë. Por, është një nga tre apo katër udhëheqësit natyror që fatmirësisht i kemi brenda grupit", tha Blanc para gazetarëve. /albeu.com/



Shtuar më 03/08/2014, ora 16:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori