Blanc: Juventus nuk eshte ne krize
Albeu.com
Jean-Claude Blanc thotë se Juventusi nuk është në krizë pavarësisht një sezoni shumë zhgënjyes. Bardhezinjtë i janë nënshtruar një revolucioni këtë javë me Andrea Agnelli i cili është vendosur në vendin e presidentit, Beppe Marotta që është caktuar drejtori i ri gjeneral dhe me trajner Luigi Del Neri.
“Ne do të punojmë shumë për ndryshimet që na presin. Falënderoj stafin që është larguar dhe veçanërisht Alberto Zaccheroni, puna e të cilit do të përfundojë pas turneut në Amerikë”, ka thënë Blanc, i cili tani është menaxher i përgjithshëm.
Shtuar më 21/05/2010, ora 10:45
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori