Blanc: Nese nuk kualifikohem per "EURO 2012", largohem
Albeu.com
Trajneri i përfaqësueses së Francës, Laurent Blanc, ka thënë të mërkurën në një intervistë për të përditshmen sportive franceze "L'Equipe", se do të largohet nga përfaqësuesja nëse dështon ta kualifikojë Francën në Evropianin "Euro 2012".
"Ose do të jem në ‘Euro 2012’ ose do të largohem nga përfaqësuesja. Dua të gjykohem në bazë të rezultateve. Nuk është mirë të rri në përfaqësuese nëse dështoj të kualifikohem", ka thënë Blanc. Në botërorin "Afrika e Jugut 2010", Franca nën drejtimin e trajnerit Raymond Domenech u eliminua qysh në fazën grupore pa asnjë fitore të vetme. Pas këtij eliminimi, trajneri Domenech bashkë me stafin drejtues morën kritika të ashpra nga mediat dhe ekspertët e futbollit në Francë, duke thënë se ata ia kanë humbur imazhin futbollit francez. Laurent Blanc, thotë se obligim parësor i ka vënë vetes rikthimin e imazhit të futbollit francez.

"Gjëja thelbësore është t'ia kthejmë pamjen që kishte përfaqësuesja franceze", ka thënë Blanc. Laurent Blanc ka folur edhe lidhur me bojkotimin që futbollistët francezë i bënë trajnerit Raymond Domenech gjatë stërvitjeve në Afrikën e Jugut për të cilët ka thënë se e kanë zhgënjyer tej mase. "Të gjithë më kanë zhgënjyer. Isha pranë TV-së dhe thosha me vete: Kjo nuk është e mundur", ka thënë Blanc.

Franca takimin e parë për kualifikimet e “Evropianit 2012” do ta luajë më 3 shtator kundër Bjellorusisë në "Stade de France".
Shtuar më 29/07/2010, ora 14:47
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori