Blank pezullon per nje ndeshje 23 futbollistet "greviste"
Albeu.com
Trajneri i ri i përfaqësueses së Francës, Laurent Blanc ka marrë një vendim të paprecedent në historinë e futbollit, duke pezulluar për një ndeshje të 23 futbollistët që ishin pjesë e kombëtares në kampionatin botëror 2010 në Afrikën e Jugut.Blanc i ka kërkuar Federatës që për ndeshjen miqësore me Norvegjinë, më 11 gusht, të mos thërrasë asnjë nga lojtarët që ishin pjesë e turpit në Kupën e Botës.

Federata bëri të ditur se ka aprovuar kërkesën e Blancut, i cili ka ndëshkuar në këtë mënyrë sjelljen aspak sportive të futbollistëve francezë gjatë Botërorit. Lojtarët e kombëtares së “Gjelave” u kthyen në qesharakë gjatë turneut në Afrikën e Jugut dhe kjo jo vetëm për rezultatet. Ata bojkotuan stërvitjen për shkak të pezullimit të sulmuesit Nicolas Anelka, i cili shau rëndë trajnerin Domenech në pushimin e ndeshjes me Meksikën.

Skandali ishte nga më të rëndët për këtë ekip kombëtar, që u vu në qendër të të gjithë shtypit botëror. Presidenti Sarkozy dërgoi në Afrikë ministren e sporteve, ndërsa në Paris u mbajt një mbledhje e veçantë qeverie.
Shtuar më 24/07/2010, ora 00:00
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori