Blank trajner i Frances
Albeu.com
Lorent Blank ka lënë Bordonë dhe nuk do të jetë më trajner i kësaj skuadre, pasi ka konfirmuar se dëshiron të jetë pasuesi i Rajmond Domenekut si trajner i Francës pas Kupës së Botës.“FC Zhirondinë dë Bordo është informuar nga trajneri Lorent Blank se ai dëshiron t’i përgjigjet pozitivisht ofertës së Federatës Franceze të Futbollit”, ka thënë klubi i Bordosë.

Blanku 44-vjeçar i dha fund pritjes dhjetëvjeçare të Bordosë për titull duke e fituar atë vjet, në sezonin e tij të dytë me këtë skuadër.
Shtuar më 17/05/2010, ora 19:13
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori