Blatter kërkon mandatin e 5
Pëlqej
Sepp Blatter ka konfirmuar se ai do të garojë për të pestën herë për pozitën e presidentit të FIFAs në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.
“Do ta bëj një deklaratë zyrtare përfundimtare në shtator, tani kur kemi komitetin ekzekutiv”.

“Do ta informoj komitetin ekzekutiv. Është një pyetje respekti po ashtu t’i them familjes së futbollit, ‘Po do të jem i gatshëm. Do të jem kandidat’”, ka thënë Blatter për Soccerex.

Komiteti ekzekutiv i FIFAs takohet në Zurich më 25 dhe 26 shtator kur Blatter edhe zyrtarisht pritet ta konfirmojë kandidaturën e tij.

Zvicerani 79-vjeçar, i cili tani do të jetë kandidati favorit pas tërheqjes nga gara të Michel Platini, më herët ka thënë se periudha 2011/2015 do të jetë e fundit e tij.
Shtuar më 08/09/2014, ora 15:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori