Blatter: Kush është kundër, të ngrihet e të flasë
Pëlqej
Sepp Blatter sfidon të gjithë kritikët, duke u bërë thirrje që të çohen nëse kanë diçka kundër dhe të flasin para zgjedhjeve presidenciale të FIFA-s. Zvicerani është kritikuar fort për mënyrën e drejtimit të institucionit, megjithatë ai nuk ka ndërmend të ndalet, por do të rikandidojë vitin e ardhshëm për një mandat të pestë.

"Lërini fjalët, por çohuni dhe luftoni. Njerëzit thonë se unë nuk duhet të jem kandidat apo nuk duhet të rizgjidhem. Ata që mendojnë kështu, le të guxojnë dhe të dalin në zgjedhje. Kush rrezikon, mirë e bën sepse unë jam gati të luftoj, por nëse këta njerëz rrezikojnë, atëherë duhet të kenë parasysh se edhe mund të humbasin", është shprehur numri një i FIFA-s.

Fjalë të ashpra me tone rivaliteti nga goja e Blatter, që u drejtohen të gjithë atyre që i kanë dalë kundër. Një prej tyre është miku i tij dhe njëkohësisht presidenti i UEFA-s, Michel Platini.

Në Qershor, francezi deklaroi se ndonëse e ka mbështetur që në mandatin e parë në vitin 1998, tani nuk do ta votojë më 78-vjeçarin, me argumentin se FIFA ka nevojë për një frymëmarrje të re. /albeu.com/
Shtuar më 10/08/2014, ora 09:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori