Blatter: Tragjedia në Egjipt, ditë e zezë për futbollin
Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter deklaroi se ka mbetur i shokuar nga dhuna në një prej stadiumeve të Egjiptit (Port Said), ku në përleshje u përfshinë tifozë të dy ekipeve, Al-Masry dhe Al-Ahly.

Të paktën 74 persona humbën jetën, ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën, pasi mijëra tifozë të Al-Masry pushtuan fushën e gjelbër për të sulmuar lojtarë dhe tifozë të skuadrës rivale.

“Jam i shokuar dhe i trishtuar, pasi mësova se shumë tifozë humbën jetën dhe u plagosën pas një ndeshjeje në Port Said. Ngushëllime për familjet e viktimave”, shkruhet në deklaratën e Blatter të postuar në faqen zyrtare në internet të FIFA-s. /albeu.com/
Shtuar më 02/02/2012, ora 12:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori