Blerja e bujshme e Milanit ka shtuar 4 kg në peshë
Milani dështoi të marrë pikë ndaj Lazios të dielën, ndonëse kuqezinjtë zhvilluan një lojë të mirë.

Kur ndeshja ishte në barazim 1-1, në minutën e 35-të, Samu Castillejo pësoi një dëmtim dhe Pioli hodhi në vendin e tij, blerjen e verës, Ante Rebic.

Pikërisht kroati tregoi një paraqitje jo të mirë, teksa nuk bindi aspak me performancën e tij.

Për këtë ka folur edhe një nga ish-lojtarët e Milanit, siç është Stefano Eranio, i cili u shpreh se ai ka shtuar në peshë.

Në krahasim me atë që pashë ndaj Veronës, Rebic ka shtuar rreth 4 kg. Nuk duhej të aktivizohej, Borini do të ishte më i gatshëm. Ka pasur situata kur kroati ka dështuar keq në fushë. Nuk mund ta vendosni në telashe veten, duke bërë veprime që nuk janë në karakteristikat tuaja. Nëse do të ishte në dorën time, unë nuk do ta hidhja atë në fushë”, u shpreh Eranio.

Shtuar më 05/11/2019, ora 17:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori