Blerja e re e Interit arrin në stadium për të parë ndeshjen (FOTO-VIDEO)
Pëlqej
Para ndeshjes me Real Betis, në konferencë për media, Ernesto Valverde tha se Rafinha është lojtar i rëndësishëm për ekipin e tij dhe se do të ndihmojë Barcelonën me prezencën në Camp Nou.

Se pse Valverde i tha këto fjalë ende nuk dihet, por Rafinha nuk do të qëndrojë në Barcelonë.

Sipas Sky Sport, Di Marzio dhe Sky Calciomercato, Rafinha tashmë ka ateruar në Milano për ta kompletuar transferimin te Interi.

Mediat në fjalë kanë publikuar një foto të mesfushorit brazilian, ku është pritur nga tifozë e media të shumta në aeroport.

Ai pritet t’i kryejë nesër testet mjekësore, para se të kompletojë transferimin në Itali për 35 milionë euro plus tre të tjera bonuse.

Këto para Interi do t’i paguajë në verë, pasi Rafinha është marrë vetëm në formë huazimi deri në fund të sezonit 2017/18. /albeu.com/
Blerja e re e Interit arrin në stadium për të parë ndeshjen (FOTO-VIDEO)

Shtuar më 21/01/2018, ora 20:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori