Blerja e re e Interit bën testet mjekësore
Cristiano Biraghi ka përfunduar testet mjekësore tek Interi.

Mbrojtësi i majtë i Fiorentinës ka mbërritur te klubi milanez për të finalizuar transferimin e tij si pjesë e marrëveshjes së shkëmbimit me Dalbert i cili kaloi te klubi “Viola”.

Në orët e ardhshme, Biraghi do të nënshkruajë kontratën me zikaltërit. Në dalje të klinikës, Biraghi është ndalur për autografe dhe fotografi me disa tifozë të Interit.
Shtuar më 28/08/2019, ora 14:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori