Blerja e re e Sevillas presion dy super fuqive të Spanjës: Do iu mundim
Luis Muriel, njëri nga blerjet e skuadrës së Sevillas për këtë sezon ka dhënë një intervistë për ExtraTime ku ka folur për ditët e tij të para në futbollin spanjoll.

Por fjalët e tij më interesante nga kjo intervistë ishin kur ai u pyet se si do të jetë që të luajë në Spanjë ndaj një skuadre si Real Madridi apo Barcelona.

Këto ishin fjalët e tij që duket më i motivuar se kurrë të mposhtë dy skuadrat më të forta në futbollin Spanjoll:

”Real Madridi është i pamposhtur në vitet e fundit por unë jam i bindur se ne mund ti mposhtim ata. Kështu ka ndodhur edhe me Barcelonën dhe jemi më të movituar se kurrë.”

”Gjithmonë nuk duhet të mendoni se keni humbur para se të luani. Nëse i bëjmë gjërat siç duhet ne mund ti mposhtim ata.” /albeu.com/
Shtuar më 06/09/2017, ora 13:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori