Blerja më e shtrejtë e Cityt kërcënon me largim
I ardhur me shumë bujë në merkaton e verës së kaluar, mesfushori algjerian Riyad Mahrez mund të largohet nga Manchester City pas vetëm një sezoni. Sipas "Daily Mail", algjeriani ka mbetur i zhgënjyer nga aktivizimi i pakët që trajneri Pep Guardiola i ka dhënë atij. Ndaj, ai është duke parë për një skuadër të re, ku të jetë titullar.

Mahrez, 28 vjeç, mban rekordin e blerjes më të shtrenjtë të Manchester City për 60 milionë stërlina. Shumë e cila deri më tani nuk është përligjur nga algjeriani, që në 26 ndeshje me "citizens" ka realizuar vetëm 6 gola.

Për këtë arsye, Mahrez ka kërcënuar klubin se do të largohet në fund të sezonit edhe pse ka ende 4 vite kontratë. /albeu.com/

Shtuar më 23/04/2019, ora 18:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori