Mega operacioni "Volvo 4", 27 të arrestuar, 6 nuk janë kapur
"Blindohet" Elbasani, këto rrugë janë të bllokuara
Pëlqej
Shqipëria do të zhvillojë sonte ndeshjen hapës për Ligën e Kombëve ku përballë do të ketë Izraelin.

Për mbarëvajtjen e kësaj ndeshje, forcat policore të Shtetit Shqiptarë kanë marrë masa të rrepta sigurie, ku në vijim të njoftimit të dhënë dje nga Policia e Shtetit në lidhje me masat për ndeshjen Shqipëri-Izrael, bëhet e ditur se në Elbasan do bllokohen disa akse rrugore.

Konkretisht nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve:

Nga degëzimi Pedagogjike deri në Unazën rruga Qemal Stafa.

Kryqëzimi i Tapeteve pranë stadiumit deri tek Pedagogjik.

Bulevardi Aqif Pasha deri tek Dinamo.

Kryqëzimi i Tapeteve deri tek ish- konservimi. /albeu.com/
Shtuar më 07/09/2018, ora 10:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori