Bllokohen Tottenham dhe Leicester (VIDEO)
Tottenhami nuk shkoi më shumë se një barazim 3-3 me ekipun e LASK në transfertë, ndërsa Leicesteri humbi me rezultatin 1-0 kundër Zorya.

Austriakët e LASK ia vështirësuan shumë punën Tottenhamit, pasi kaluan të parët në avantazh.

Ata shënuan mjaft bukur me anë të Michorl, ndërsa Bale barazoi me penallti në minutën e parë shtesë të pjesës së parë për 1-1.

Anglezët gjetën avantazhin me Son, por goli i koreano-jugorit u barazua nga Eggestein për 2-2. Dele Alli shënoi sërish me penallti në minutën e 86′, por sërish vendasit barazuan për 3-3 me Karamakon në minutën e 93′.


Leicesteri nga krahu tjetër humbi me rezultatin 1-0 ndaj modestëve të Zorya. Vendasit shënuan në minutën e 84′ me anë të Sayyadmanesh për 1-0. Anglezët kualifikohen dhe me humbjen e sotme.

Shtuar më 03/12/2020, ora 21:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori