Bllokohet Dortmund, buzëqesh Bayern (VIDEO)
Borusia e Dortmundit është ndalur në shtëpi ndaj Hoffenemit duke mos shkuar më shumë se barazimi 3-3 në shtëpi.

Skuadra e drejtuar nga Lusien Favre ka shpërdoruar një mundësi të artë teksa ka shpërdoruar avantazhin e trefishtë pas golave të realizuar nga Sancho, Gotze dhe Guerrero.

Por më pas ndodhi befasia teksa miqtë barazuan gjithcka me dy gola e Belfodil dhe Kaderabek, duke i hequr fitoren nga duart verdhezijve.

Megjithatë Dortmund pas këtj barazimi vijon te jetë në krye të tabelës me 50 teksa është për momenetin 8 pikë larg Bayern Munich, këtë të fundit kanë një ndeshje më shumë për të luajtur ate ndaj Shchalke 04 dhe distanca mund të ngushtohet në vetëm 5 pikë. /albeu.com/

Shtuar më 09/02/2019, ora 17:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori