Bllokohet rinovimi i Hysajt me Napolin
Chelsea ka kohë që ndjek me vemëndje situatën e Elseid Hysaj aq sa shumë media e kanë bër fakt të kryer largimin e tij nga Napoli për tju bashkuar Sarrit në Londër, shkruan Albeu.com.

Së fundmi në skuadërn Napolitane ka rinivuar mbrojtësi Kulibaly,
ndërkohë që rinovimi për të tjetër nuk është e nevojshme, njofton "Gazzetta dello Sport".

E njëjta gazetë shkruan se mes futbollistëve të cilët nuk do të rinovojnë kontratën këtë janar, përfshihet edhe Hysaj.

Mbrojtësi shkodran ka një kontratë me klubin napolitan deri në verën e vitit 2021.

Duke parë edhe interesimin e klubeve të ndryshme dhe situatën në të cilën Hysaj ndodhet, drejtuesit e Napolit po i lënë kohë mbrojtësit që të qartësohet me veten sa i përket të ardhmes së tij.

Me hapjen e merkatos së janarit,Hysaj pritet që të largohet nga Napoli, duke qenë se ka humbur vendin e titullarit dhe nuk po arrin të tregojë vlerat e tij reale. /albeu.com/

Shtuar më 25/12/2018, ora 12:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori