Bllokohet rinovimi me De Gean, Manchester United synon Oblak
Jan Oblak do të jetë objketivi kryesor për portën e Manchester United.

Gazeta "Metro" shkruan se Djajtë e Kuq po bëjnë gati planin për të rrëmbyer Jan Oblak nëse De Gea refuzon rinovimin.

Besohet se spanjolli dëshiron t’i afrohet pagës prej 400 mijë funte në javë as sa përfiton dhe Alexis Sanchez, por deri më tani Manchester United nuk po ia plotëson dëshirën.

Me 116 porta të pa prekura në 202 ndeshje, Oblak gëzon respektin si një prej portierëve me statistikat më të mira në botë. /albeu.com/


Shtuar më 24/04/2019, ora 14:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori