Bllokohet transferimi i Kumbullës te Lazio
Presidenti i Veronës, Maurizio Setti, do të takohet me menaxherët e Interit për të dëgjuar ofertën e fundit të palës zikaltër për qendërmbrojtësin shqiptar Marash Kumbulla.

Mediat italiane raportojnë se klubi verdheblu ka refuzuar ofertën e Lazios (18 milionë euro+Salsidon).

As propozimi për të futur në ofertë Valon Berishën nuk e ka bindur Veronën, pasi futbollisti i Kosovës ka një pagë të lartë.

Kumbulla vlen më shumë se 30 milionë euro dhe klubet e interesuara duhet të kënaqin kërkesat e Veronës.

Shtuar më 29/06/2020, ora 16:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori