Boa: Cassano i jep Italisë Euro 2012
Në profilin e tij zyrtar në Twitter mesfushori ganez i Milan, Kevin Prince Boateng ka bërë një parashikim rreth ekipit që mund të fitojë Kampionatin Europian Euro 2012 dhe një parashikim për shokun e tij te Milan, italianin Antonio Cassano.

"sipas meje Euro 2012 e fiton Italia, me një futbollist të madh: Cassano...", shkruan Boateng në statusin e tij në Twitter.

Antonio Cassano kaloi një periudhë të vështirë para Euro 2012 teksa iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në zemër. Sipas trajnerit të Italisë, Cesare Prandelli, prania e tij në Kombëtare jov etëm që është një mrekulli por edhe një plus i madh për të arritur objektivin e vendosur. /albeu.com/
Shtuar më 01/06/2012, ora 09:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori