Boateng drejt Interit
Mbrojtësi bavarez dha sinjale të qarta largimi nga Bayern Munchen në momentin kur kto të fundit festonin titullin e tetë rradhazi në Bundesligë.

Sipas asaj që raporton e përditshmja gjermane “Bild”, Inter inter ka shfaqur interes të madh për Jerome Boateng, kartoni i të cilit është 20 milionë euro – megjithatë Bayern është gati të negociojë për çmimin.

30-vjeçari ka bërë gati 300 paraqitje për skuadrën gjermane që kur mbërriti nga Manchester City në vitin 2011, duke fituar shtatë tituj në Bundesliga dhe Champions Leaguen.

Megjithatë, sezonin e fundit ai nisi vetëm 19 ndeshje nga minuta e parë dhe thuhet se do të luajë akoma më pak pas mbërritjes së Benjamin Pavard dhe Lucas Hernandez.

Boateng mund të zëvendësojë Joao Mirandan te Interi si një nga katër qendërmbrojtësit për sezonin 2019/20.

Interi po kërkon të forcojë skuadrën dhe të kthehet në vitet e arta.

Tashmë raportohet se ka siguruar shërbimet e mbrojtësit të Atletico Madridit, Diego Godin, i cili zyrtarisht, i ka dhënë lamtumirën klubit spanjoll. /albeu.com/
Shtuar më 20/05/2019, ora 18:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori