Boateng i bën thirrje tifozëve që të mbështesin ata në finale të Kupës
Pëlqej
Mesfushori i Eintracht Frankfurt, Kevin – Prince Boateng i ka bërë thirrje tifizëve që të mbështesin ata të shtunën në finale të Kupës se Gjermanisë.

Ata humbën 2-1 në finalen e vitit të kaluar kundër Borussia Dortmund, skuadra nga Commerzbank – Arena dëshiron që ta merr titullin e fundit të kupës që pas vitit të largët 1988.

Mesfushori i lindur në Berlin dëshiron që të fitojë trofeun e parë në Gjermani pasi që Frankfurti përfundoi sezonin i teti në Gjermani.

“Faleminderit tifozë të Eintrachtit për këtë vit të mrekullueshëm! Mbështetja e juaj na bën ne që të punojmë sa më shumë, tani le të shkojmë në Berlin dhe ta sjellim këtë kupë në shtëpi. Për ne dhe për qytetin tonë”, ka shkruar Boateng në Instagram. /albeu.com/
Shtuar më 17/05/2018, ora 19:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori