Boateng i mërzitur me lojën e Bayernit mbrëmë
Jerome Boateng nuk ka dalur i kënaqur me fitoren minimale kundër Anderlechtit duke fajësuar të gjithë ekipin.

Gjermani nuk ka qenë i kënaqur me lojën e zhvilluar dhe këtë e tregoi në konferencë për shtyp pas ndeshjes.

“Mendoj se të gjithë e keni parë sa keq kemi luajtur në pjesën e parë. Një prej ndeshjeve më të këqija në kohët e fundit”.

“Ne nuk kemi mundur të adaptohemi në fushë, bëmë shumë gabime, nuk ishim agresivë, nuk ishim kompakt”.

“Të gjithë prej nesh dueht të pyesim veten për atë pjesë të parë dhe duhet të falënderojmë Sven Ulreich që nuk kemi qenë në disavantazh”.

“Pjesa e dytë ishte më e mirë, ne kemi mbajtur topi. Por, në minutat e fundit bëmë gjënë e njëjtë si në pjesë të parë”, deklaroi Boateng. /albeu.com/
Shtuar më 23/11/2017, ora 13:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori