Boateng: Lamtumirë Ganë
Vendim i çuditshëm i Kevin Prince Boateng! Mesfushori i Milanit, edhe pse vetëm 24-vjeç, ka hequr dorë nga kombëtarja ganeze e futbollit.

Lajmin e konfirmon vetë Federata Ganeze e Futbollit e cila thekson se nuk ka marrë asnjë letër nga milanisti ku të shpjegojë arsyet e tërheqjes së parakohshme. Por federata ganeze hedh hipotezën se Boateng e ka bërë këtë që të mos thirret në ndeshjet e këtij muaji dhe se nuk do të thotë lamtumirë përfundimtare.

Por kombëtares ganeze i mbetet të pozicionohet pas vendimit të kapitenit Boateng. /albeu.com/
Shtuar më 04/11/2011, ora 16:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori