Boateng: Nëse do të kem mundësinë të kthehem te kjo skuadër, do të bëj namin
Kevin Prince Boateng, mesfushor i Besiktashit, ka dhënë një intervistë për Sky Sport në lidhje me aventurën e tij te Fiorentina.

“Jam shumë i lidhur me ata, kam folur me Vlahovic. Është një moment i shëmtuar për të gjithë, janë në zemrën time edhe pse nuk e kanë parë Boatengu-n e vërtetë”, ka thënë ganezi.

“Kam një keqardhje, kam shkuar në Firence për të treguar vlerën time, por nuk ia kam dalë. Megjithatë, nuk i dihet se çfarë mund të ndodhë. Nëse do të kem mundësinë të kthehem, do të bëj namin”.

“Kam shkuar atje me zemër dhe më pëlqen shumë si klub. Nuk i shikon disa gjëra nga jashtë. Chiesa, Castrovilli, Vlahovic kanë një të ardhme shumë të bukur përpara”, ka përfunduar Boateng.
Shtuar më 29/03/2020, ora 21:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori