Boateng rrezikon të mos luaj në Botëror
Pëlqej
Mbrojtësi i Bayernit Jerome Boateng mund ta humbas edhe Botëror me lëndimin e tij që mori mbrëmë kundër Realit.

Gjigantët gjerman do të jenë pa mbrojtësin e tyre gjatë tërë sezonit të mbetur pasi që ai është lënduar në ije, por mbrojtësi mund ta humbet edhe Botërorin.

Zëvendësues i tij mund të jetë mbrojtësi i Arsenalit, Shkodran Mustafi.

Sipas klubit thuhet se Boateng do të mungojë 4-6 javë dhe koha e kthimit të tij nuk premton që ai të jetë plotësisht gati për Gjermaninë në Botëror.

“Jeta është plot të papritura. Jetojeni, ndjeni, dashuroni, qeshni, qani, luani, fitoni, humbni, qëndroni, bieni, por kurrë dhe kurrë mos u dorëzoni. Tani është momenti të luftojë që të shërohem për Botërorin në Rusi. Do ti bëj të gjitha që ta arrijë këtë”, ka shkruar ai. /albeu.com/
Shtuar më 26/04/2018, ora 20:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori