Boateng te Barça? Guardiola e "çimenton"
Pëlqej
Jerome Boateng te Barcelona me sa duket është vetëm një shashkë e kësaj merkatoje. Nga Spanja, "Radio Marca" njoftoi se blaugranat janë në kërkim të një mbrojtësi për t’iu përshtatur skemave të reja të Luis Enrique dhe lojtari i bavarezëve është identifikuar si më i përshtatshmi.

Gjithsesi vrulli i këtij lajmi nuk ka zgjatur shumë, pasi Pep Guardiola ka dalë e ka folur personalisht duke e konsideruar të paprekshëm mbrojtësin 25-vjeçar.

"Nuk e di se çfarë thuhet në media. Di vetëm t’iu them se Jerome Boateng do të jetë një lojtar i Bayernit edhe sezonin tjetër. Për këtë jam 100% i bindur", ka thënë Guardiola.

Ndërkohë Guardiola ka zënë vendet e para këto ditë në lajme, pasi kanë nisur të zbardhen ekstrakte nga libri i tij "Herr Pep", që do të dalë në shitje prej shtatorit. Në faqet e shkruara nga gazetari Marti Perarnau, por me autorizimin e teknikut spanjoll, ndonëse identifikohet me "tiki taka-n", Guardiola rrëfen se e urren këtë stil loje.

Ai gjithashtu zbulon se nga Barcelona nuk është larguar për shkak të ish presidentit Rosell, por sepse nuk kishte çfarë t’i ofronte më tepër skuadrës me të cilën fitoi gjithçka.

Rezultati që e trishton më shumë? Guardiola nuk kthehet shumë prapa në kohë, pasi është disfata e sezonit të fundit në Champions, ku Bayerni i tij u mund 4-0 nga Real Madrid në gjysmëfinale. Pikërisht këtë rezultat, trajneri spanjoll e konsideron si më të rëndin në karrierë. /albeu.com/
Shtuar më 05/08/2014, ora 09:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori