Boban nuk përmbahet pas shkarkimit: Nuk e dija se ishim në diktaturë si në Korenë Veriore
Pas shkarkimit nga posti i drejtorit tekni ditë e djeshme,
Boban nuk ka ndërmend të qetësohet.
Boban së fundmi është shprehur se Ivan Gazidis kishte mbyllur marrëveshjen me
Ragnick herët në
dhjetor. Madje, kroati ka tërhequr paralele mes
Milan dhe Koresë
Veriore.
"Nuk isha në dijeni se ishim në një diktaturë sikur në Korenë
Veriore" ka thënë
Boban për ‘Il Giornale'.
"Ata mbyllën një marrëveshje me
Ragnick në
dhjetor. I dëshiroj fatin më të mirë në botë, por ata duhej së paku të tregonin për këtë. Meritoj të isha i informuar për këtë nismë" ka shtuar kroati.
I pakënaqur me veprimet e krerëve të klubit është edhe Paolo Maldini, për të cilin raportohet se sot as nuk do të jetë prezent në ndeshjen që
Milan e luan me Genoa.
Shtuar më 08/03/2020,
ora 11:26