Boban: Shpresoj të luaj futboll me Vokrrin në botën tjetër
Legjenda e futbollit kroat, Zvonimir Boban ishte i pranishëm në homazhet e organizuara për nder të Fadil Vokrrit.

Bobani ka bërë një fjalim emocionues për mikun e tij të ndjer duke thënë se shpresonte te luante përsëri me të në botën tjetër.

“Erdha për ta ngushëlluar familjen e Vokrrit për këtë humbje të madhe. Normalisht që përcjell ngushëllimet edhe të presidentit të UEFA-s, Ceferin. Ka qenë legjendë e futbollit. Më rrallë jemi takuar viteve të fundit me njëri-tjetrin, por ka qenë njeri i madh. Shpresoj se do të takohemi në një botë tjetër, për të luajtur futboll.” është shprehur Boban. /albeu.com/


Shtuar më 10/06/2018, ora 16:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori