Boca Juniors gjen mënyrën për tu tallur me River Plate
Në Amerikën-latine emocionet e një ndeshje futbolli janë gjithmonë një ngjarje e rëndësishme për popujt përtej Oqeanit Atlantik.

Një surprizë të hidhur i kanë rezervuar tifozët e skuadrës së Boca Junior rivalëve të përjetshëm ekipit të River Plate. Fanasat e Bocas kanë shkuar të gjithë në stadiumin "Bombonera" me maskën e Gabigol. Në Buenos Aires, shumë tifozë të Boca Juniors, gjetën këtë mënyrë origjinale në sfidën e kampionatit kundër Santa Fe.

Gabigol rezultoi ndëshkuesi i madh për River Plate në finalen e Copa Libertadores kundër Flamengos, me dy gola në fundit e sfidës, që bënë të pavlefshëm golin e argjentinasve. Të gjithë më maskë për të falënderuar numrin 9 brazilian, që u shkaktoi kaq shumë dhimbje tifozëve të River Plate. Sa i përket ndeshjes, Boca fitoi 2-0 me gola të Wanchope Abila e Mac Allister.
Shtuar më 25/11/2019, ora 10:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori