Boca Juniorsi siguroi me vuajtje kualifikimin në çerekfinalet e
Copa Libertadores.
Në Bombonera,
Boca u mposht në sfidën e kthimit të 1/8-ave nga brazilianët e Internacionalit me rezultatin 0-1 falë një autogoli të Fabras në minutën e 48-të.
Me të njëjtin rezultat,
Boca fitoi në ndeshjen e parë në Porto Alegre dhe skuadra që do të kualifikohej u përcaktua nga penalltitë.
Nga pika e bardhë e 11-metrave Tevezi me shokë u treguan më të saktë duke triumfuar 5-4 pas 6 goditjeve për secilën skuadër.
Në çerekfinale
Boca Juniorsin e pret një derbi argjentinas ndaj Racing Clubit.
Shtuar më 10/12/2020,
ora 13:04