Bodyguard-i i veçantë i Ronaldos, lufton edhe me demat (VIDEO)

Nuno Marekos on Vidnews.

Sipas "The Sun" pas kërcënimeve nga ISIS kohët e fundit, Cristiano Ronaldo i ka shtuar shumë forcat e sigurisë pranë tij, dhe raportohet që gjatë Botërorit në Rusi ka vendosur të marrë me vete Nunon, i cili ishte pjesë e ekipit të tij edhe në finalen e Champions League.

Nuno Marekos, ka një karrier të spikatur për sa i përket forcës fizike dhe sigurisë ai është, ish-sportist në MMA, ish-parashutist në ushtri, me një trup muskuloz dhe drejton një ekip të specializuar për ruajtjen e personave të rëndësishëm.

Por, ajo që e bën akoma më të veçantë bodygardin e Cristiano Ronaldos është se ai gjithashtu është pjesë e ndeshjeve me dema, dhe kapet me demat vetëm me duar. /albeu.com/



Shtuar më 03/06/2018, ora 15:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori